Rihanna, artistja me më shumë LIKE në Facebook

19/12/2011 09:10

Rihanna është artistja me më shumë LIKE në Facebook gjatë vitit 2011.

Sipas ‘Popmusiclife’, këngëtarja nga Barbados ka rreth 48 milionë fansa në rrjetin shoqëror, dy milionë më shumë se Lady Gaga, e cila gjithashtu është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në internet.

Rihanna ka lënë pas në këtë renditje ikonën e muzikës “reggae” Bob Marley.

Plotësojnë klasifikimin këngëtarë bashkëkohorë si Avril Lavigne, Enrique Iglesias, David Guetta, Usher dhe Black Eyed Peas.

Top Channel