Këshillat e Janet Jackson për Paris

19/12/2011 10:30

Janet Jackson, motra e vogël e Michael Jackson, ka këshilluar mbesën e saj Paris që të mendohet mirë para se të futet në industrinë e show-biz.

13-vjeçarja Paris Jackson, vajza e Mbretit të Pop-it, do të debutojë në filmin “Lundon’s Bridge and The Three Keys”, xhirimet e të cilit do të nisin muajin e ardhshëm.

Në një intervistë për për ‘Nightline’, Janet theksoi: “Jam e lumtur për të sepse e di që e ka me pasion këtë gjë, por i thashë që të mendohej mirë sepse kjo industri nuk të lë të shijosh fëmijërinë dhe Paris është ende e vogël.”

“Unë e kam provuar vetë dhe i kam vuajtur shumë problemet që kam pasur me mbipeshën. Nëse do të dalësh para kamerave duhet të jesh elegante dhe presioni është shumë i madh”, shtoi Janet Jackson.

Top Channel