Pitt-Jolie, me fëmijët në cirk

18/12/2011 13:15

Las Vegasi është i famshëm si qyteti i mëkateve, por kryeqyteti botëror i bixhozit ka shumë më tepër për të ofruar se vetëm kazinotë e tij.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbërritën së bashku me të dy gjashtë fëmijët e tyre, për të qenë të pranishëm në një shfaqje gjigante cirku dhe më pas në një spektakël të bërë në nder të Micheal Jackson.

Siç është e zakonshme në këto raste, familjes Pitt-Jolie nuk i duhet të paguajnë asgjë për të fjetur në suitat presidenciale të hoteleve më të famshme.

Në fakt, hoteli “Mandalay” ishte i lumtur t’i priste në resortin e tij dhe në kazino me të gjitha të paguara.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel