Anderson, “Baywatch” që mrekullon në Hauai

18/12/2011 13:45

Simboli seksual i një brezi të tërë, Pamela Anderson duket se nuk plaket kurrë.

44-vjeçarja e serialit “Baywatch”, nënë e dy fëmijëve, tregoi një formë të jashtëzakonshme trupore, ndërsa u fotografua të shtunën në ishujt e Hauait, ku ndodhet për të pushuar.

Trupi i tonifikuar i ish-aktores dhe modeles, pa asnjë shfaqje dhjami apo celuliti është me të vërtetë i admirueshëm.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Pamela vlerësoi djemtë e saj, Dylan dhe Brandon, si ata që e kanë ndihmuar që të mbajë një dietë të tillë kaq të rregullt.

Top Channel