Britney Spears drejt martesës

17/12/2011 18:15

Lidhja e Britney Spears me Jason Trawick duket se do të përfundojë në altar. Këngëtarja, që vetëm para pak ditësh mbushi 30-vjec, njoftoi të gjithë fansat nëpërmjet rrjetit social “Twitter” se ndihej shumë e lumtur pas propozimit të marrë prej të dashurit të saj për martesë.

Britney duket se këtë herë e ka marrë shumë seriozisht lidhjen e saj, duke mos nguruar ta shfaqë përkushtimin ndaj Trawick edhe në publik. Këngëtarja pop ka festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj në një resort në Hollywood dhe është “kujdes” që gjatë pozimeve të tregojë edhe unazën e lidhjes një diamante 3 karatësh i “Neil Lane”.

Më pas Britney do të njoftonte të gjithë fansat për udhëtimin e saj në Las Vegas, jo pak i njohur për të, pasi këtu këngëtarja kreu martesën e parë, kur ishte 22 vjec dhe vuri kurorë me shokun e fëmijërisë, Jason Alexander me të cilin do të ndahej vetëm 55 orë më vonë, duke arsyetuar se martesa ishte kryer në gjendje të dehur.

Në 2004 ajo u martua me Kevin Federline, me të cilin u nda në 2008-n. Nga kjo lidhje lindën dy fëmijët e saj, Preston dhe Jayden James.

FOTO GALERI
2/2
Britney Spears dhe i fejuari i saj, Jason Trawick

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA