Mbas famës së fituar nga pjesëmarrja në versionin shqiptar të një prej produksioneve më të ndjekura në botë, “reality show Big Brother”, Neda Karafili, na befason këtë herë me një libër.

Libri titullohet “Archea” dhe përmban 71 proza të cilat autorja i ka shkruar pas eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sic është shprehur edhe vetë, momentet më të rëndësishme të jetës, qofshin këto të bukura apo të trishtuara, kanë qenë edhe shtysa për të hedhur në letër mendimet dhe ndjenjat e saj.

“Sot dëshira ime më e madhe ishte që të gjithë ata që më duan, familja të ishin të gjithë bashkë në këtë sallë”, deklaroi autorja e librit, Neda Karafili.

Miq të shumtë, ndërmjet tyre figura të njohura të artit, por edhe disa prej pjesëmarrësve në Big Brother, kanë marrë pjesë në festen e organizuar për të promovuar “Archea”.

Top Channel