Aktorja Began: Berlusconi, special dhe shumë seksi

17/12/2011 00:00

Aktorja gjermane Sabina Began rrëfen në një intervistë për mediat
italiane se Silvio Berlusconi është një ‘superman’ dhe se falë tij
arriti të kalonte natën më të bukur të jetës së saj.

“Berlusconi më bëri të shoh yjet. Më bëri të ndihesha vërtetë shumë mirë. Kryeministri aktual Monti duket si gjyshi im, ndërsa Berlusconi është special dhe shumë seksi. Një burrë i vërtetë në të gjithë kuptimin e fjalës. Do të mbetet gjithnjë në mendjen dhe zemrën time”, thotë Began, e cila nuk i ka për herë të parë këto deklarata të nxehta në lidhje me Kavaljerin.

Ndërkohë ajo thotë se është fajtore për organizimin e festave,por kishte si qëllim vetëm argëtimin e njerëzve. “Berlusconi nuk ka lidhje fare.Unë jam përgjegjëse për festat”, thotë Sabina. Ndërsa për dhuratat që Kavaljeri ua jepte vajzave thotë se ish-kryeministri është një person shumë bujar. Mjafton që dikush t’i kërkojë ndihmë ai është gjithnjë i gatshëm, nuk ka rëndësi nëse personi përballë është i ri, i vjetër, i shëmtuar i bukur, vajzë apo djalë.

Kurse për lidhjen shpirtërore mes saj dhe Kavaljerit, aktorja rrëfën se ishte dashuri me shikimin e parë.

“Ai e kuptoi që unë isha shumë e dhënë pas tij. Ai kishte frikë për një lidhje më të fortë për shkak të diferencës së moshës. Ishte shumë mirë me mua dhe nuk kërkonte një raport vetëm seksual. Kërkonte mirëkuptim me një grua dhe këtë e kishte gjetur tek unë”, thotë Sabina, e cila pranon se ishte kokë e këmbë e dashuruar me Berlusconi-n, burrin e vetëm që e bëri të ndihej grua.

Top Channel