Turpërimi publik i Kim Kardashian

16/12/2011 12:00

Ndonëse u përfshi në listën e dhjetë personave më të famshëm të vitit 2011, në një program amerikan të prezantuese së famshme Barbara Walters, Kim Kardashian nuk pati asnjë trajtim të veçantë në studio.

Gazetarja 82-vjeçare, vendosi të gjithë familjen në siklet, por sidomos Kim, e cila u pyet për videokasetën e saj porno të vitit 2007 dhe u bombardua me pyetje të pakëndshme, por duke shmangur ndarjen nga Chris Humpries pas vetëm dy muajsh martesë.

E pyetur për videon porno që e bëri të famshme, Kim ngeci dhe arriti të përgjigjej: “Atëherë paska qenë një gjë e mirë që e bëra…?”. “Çfarë do që bën, duhet ta mendosh”, iu përgjigj prezantuesja, duke detyruar Kardashian që të pranojë se ka bërë gabime në të shkuarën, “gabime nga të cilat ka mësuar”, u përgjigj e ëma, edhe ajo e pranishme në studio.

Megjithatë, ndonëse i doli në mbrojtje, nëna 56-vjeçare e Kim e sikletosi edhe më shumë vajzën e saj, duke pranuar publikisht se pësoi një traumë kur mësoi për videon porno të të bijës dhe se e kishte të pamundur për netë me radhë të flinte, pasi gjatë të gjithë kohës vetëm qante.

”Shigjeta” e dytë që Walters i lëshoi familjes, ishte nëpërmjet konstatimit: “Nuk dini të kërcëni, nuk dini të këndoni, nuk dini të bëni humor… A mund të thuhet se keni ndonjë talent?”.

Top Channel