Suri Cruise shpërthen në lot

16/12/2011 11:20

5-vjeçarja Suri Cruise, vajza e Tom dhe Kate Holmes, shpërtheu në lot ndërsa ishte me nënën e saj në një dyqan lodrash.

Imazhet e fëmijës së ngushëlluar nga Kate u kapën nga disa fotografë të fshehur, gjithmonë në ndjekje të aktores së famshme.

Është e paqartë se përse Suri shpërtheu në lot në dyqanin e ndodhur në Nju Jork, por ajo pushoi brenda pak kohe dhe buzëqeshja e saj e famshme u rikthye, pasi nëna i bleu një lëpirëse dhe disa lodra.

Përpara se të bënin pazar, 32-vjeçarja shoqëroi vajzën në një klasë gjimnastike. Më pas, Tom iu bashkua, për të kryer një shëtitje të qetë në një rrugë rezidenciale në Nju Jork.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel