Sheen, sa i plakur në pak kohë

16/12/2011 13:15

Jeta e mbushur me drogë dhe orgjira seksuale duket se ka filluar të lërë gjurmët e saj tek aktori Charlie Sheen.

46-vjeçari u duk i plakur dhe tërësisht jashtë forme ndërsa u fotografua të enjten në daljen e një restoranti në Los Anxhelos.

Thinjat, rrudhat dhe një dhëmb i rënë më parë gjatë vitit për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të narkotikëve e plotësuan edhe më shumë profilin e ish-protagonistit të serialit “Two and a half men”.

Pas një rehabilitimi të shkurtër, Sheen është shprehur se dëshiron t’i rikthehet karrierës së tij të suksesshme, por ndërkohë, roli i tij tek seriali i famshëm është zëvendësuar nga Ashton Kutcher, i cili ka nisur procedurat e divorcit nga aktorja Demi Moore.

Top Channel