Scherzinger, trafikantët i drejtojnë armën në kokë

16/12/2011 12:55

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger u ndalua nga trafikantët e drogës në Meksikë, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt një pike turistike për të zhvilluar disa filmime.

Asaj dhe shoqëruesit të saj iu drejtua arma në kokë, por u lejuan të largoheshin pa dëme pas disa minutash ndërmjetësimi. Scherzinger ka zgjedhur një lokalitet të veçuar në pyetjet e Meksikës, ku ndodhet një ujëvarë e famshme, për të regjistruar videoklipin e saj të ri të këngës “Try with me”.

Koreografi Brian Firedman, i cili ishte bashkëudhëtar, tregoi se si të gjithë u terrorizuan nga ngjarja. “Nicole nisi të qante pasi ata u larguan. Nuk ishte shaka, pasi na drejtuan pistoletat në kokë. Për një sekondë menduam se jeta jonë kishte marrë fund. Ishte një aventurë që nuk duam ta provojmë përsëri”, u shpreh Friedman.

33-vjeçarja Scherzinger nuk ka lëshuar ende asnjë koment zyrtar mbi ngjarjen.

Top Channel