Pukë, kryeparlamentarja uron fëmijët e qytetit

16/12/2011 00:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Pukë, për t’iu
bashkuar aktiviteteve të organizuara nga fëmijët e këtij qyteti në
vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kryeparlamentarja ka marre pjese ne festen e organizuar nga femijet ne kete qytet, dhe i ka uruar ata në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tha Kryetarja e Kuvendit, çdo fëmijë, çdo familje ka të drejtë për të gëzuar, ashtu siç gëzojnë të gjithë fëmijët në çdo cep të botës.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit qëndroi me fëmijët jetimë të qytetit të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ku përveç urimeve, zonja Jozefina Topalli u shpërndau të vegjëlve dhurata.

Top Channel