Panairi i Gjelave të Detit

16/12/2011 15:45

Edhe këtë viti, panairi tradicional i gjelave të detit në Peqin nuk ka munguar. Në të kanë marrë pjesë rreth 20 fermerë që merren me mbarështrimin e shpendit që përdoret në tavolinat shqiptare, kryesisht në festat e fundvitit.

Në aktivitetin e përvitshëm nuk kanë munguar edhe dy Ministrat e Kabinetit të qeverisë Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ai i Bujqësisë, Genc Ruli, të cilët kanë ndjekur me vëmendje paraden e gjelave.

Ministri Ruli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të blejnë gjelat e Peqinit, të cilët shquhen për mishin e shijshëm.
 
Vitet e fundit mbarështrimi i gjelit të detit në komunën e Pajovë ka patur prioritet pasi u ka siguruar mjaft te ardhura fermerëve. Por disa prej tyre shprehen se nuk kanë treg për shitjen e tyre si pasojë e krizës. Madje këtë vit ata kanë vendosur që të ulin çmimin e gjelit të detit.

Më tej ceremonia vijoi me ndeshjet e gjelave mes njëri-tjetrit, të përzgjedhur nga çdo tufë madje në fund u ndanë edhe cmime.

Top Channel