Dibër, nisin reshjet e borës

16/12/2011 15:30

Ka rinisur rënia e dëbora në disa komuna të rrethit të Dibrës.

Mësohet se bora ka filluar në komunat Lurë, Kalaja e Dodës, në fshatrat Tërnavë e Madhe, Tërnavë e Vogël dhe disa fshatra të komunës Trebisht e Ostren.

Policia lokale njofton se deri tani nuk ka raportime për akse rrugore të zëna apo me probleme sa i përket dëborës dhe ngricave.

Top Channel