Courtney Love, në prag të dëbimit nga shtëpia

16/12/2011 17:10

Courtney Love, këngëtarja dhe vejusha e Kurt Cobain, është në prag të dëbimit nga shtëpia ku jeton për dëmtimin e banesës dhe se nuk ka paguar qeradhënësen.

Sipas ‘New York Post’, pronarja e shtëpisë, Donna Lyon, paraqiti një padi për të dëbuar këngëtaren duke thënë se i detyrohet më shumë se 50 mijë dollarë dhe se ka prishur dekorimin e banesës duke lyer shtëpinë dhe duke ngjitur copa letrash nëpër mure.

Rezidenca ku banon Love është një shtëpi prej 8 milionë dollarësh dhe këngëtarja paguan 27 mijë dollarë në muaj.

Pas vetëvrasjes së Kurt Cobain në vitin 1994, Courtney Love pati një sukses të madh në industrinë e muzikës me grupin e saj ‘Hole’ dhe nxorri këngë si ‘Celebrity Skin’ apo ‘Malibu’.

Gjithashtu provoi edhe karrierën si aktore ku mori role të rëndësishme në filma si ‘The People vs. Harry Flint’ (1996) dhe ‘Man on the Moon’ (1999), të dy filma të regjisorit Milos Forman.

Ndërsa vitet e fundit është shfaqur në media më shumë për problemet e saj me drogën dhe alkoolin se sa për arritjet si artiste.

Top Channel