Britney Spears drejt martesës së tretë

16/12/2011 19:45

Britney Spears është propozuar nga partneri i saj Jason Trawick. Këngëtarja 30-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet faqes së saj në Twitter.

Trawivk, një agjent Hollywood-i e ka propozuar këngëtaren për martesë në përvjetorin e 40 të lindjes së tij.

Britney Spears ka nisur marrëdhënien me Trawick në vitin 2009 pas lidhjes me fotografin Adnan Ghalib.

“Kjo është diçka që të dy e prisnin prej disa kohësh” , thotë një burim për revistën ‘US Weekly’.

Top Channel