Premiera e “The Girl With the Dragon Tattoo”

15/12/2011 16:50

Ekipi krijues i versonit amerikan të filmit “The Girl With the Dragon Tattoo” ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën amerikane të filmit të bazuar në triologjinë best-seller, “Millenium”.

Aktorët Daniel Craig dhe Rooney Mara janë shfaqur në tapetin e kuq në Nju Jork për të promovuar filmin e bazuar në veprën e shkrimtarit suedez Stieg Larsson.

Filmi, ashtu sikurse edhe libri është një denoncim kundër dhunës së femrave por edhe mistere për atë që ndodh me ndërmarrjet e mëdha, aty ku gjenerohet korrupsioni.

Aktori Craig interpreton rolin e gazetarit të portretizuar nga Larson, Mikael Blomkvist ndërsa aktorja e re Rooney Mara portretizon Lisabeth Salander-in, një personazh i shndërruar në një mit në letërsinë botërore, por edhe në kinema duke qenë se ky film ka një version të realizuar më heret.

Aktori Craig ka treguar se ka qenë një fans i librit prej kohës kur e ka lexuar, pa e ditur se një ditë do të ishte një aktor i cili do të qe protagonist i historisë në kinema.

Aktorja Mara ka theksuar se fama e personazhit që do të interpretojë nuk e ka stepur atë për ta marrë këtë rol.

Në tapetin e kuq është shfaqur edhe aktorja britanike Joely Richardson e cila interpreton Anita Vanger-in në film dhe aktori veteran Christopher Plummer i cili është shprehur se leximi i librit ka qenë tepër i rëndësishëm për të bërë një rol të mirë.

Filmi është xhiruar në Stockholm dhe rrethinat e tij, aty ku edhe zhvillohen ngjarjet e tij dhe “The Girl With the Dragon Tattoo” ka nisur tw shfaqet tanimë në të gjitha kinematë e Amerikës.

Top Channel