Këngëtarja Madonna ka nënshkruar një kontratë për editim të tri albumeve
me studion e njohur ‘Interscope Records’ një marrëveshje e cila mësohet
se kap shifrën e 1 milion dollarëve.

Ka përfunduar në këtë mënyrë bashkëpunimi i saj me ‘Warner Music Group’, studio me të cilën bashkëpunon prej dekadash. Këngëtarja 53-vjeçare ka zgjedhur të largohet nga studioja pas një oferte që mori nga “Interscope”, studio me të cilën bashkëpunojnë emra të njohur të muzikës botërore si The Game, Eminem, 50 Cent dhe shumë të tjerë.

“Tani është momenti që ajo të mendojë për turneun por mund t’ju them se albumi i parë ndonëse është ende në fazën e parë të realizimit, vitin e ardhshëm do të mund të publikohet”,ka deklaruar një burim pranë këngëtares.

Top Channel