Lady Gaga, këngëtarja më e pasur

15/12/2011 17:00

Forbes.com ka bërë një listë të femrave që fitojnë më shumë para në botën e muzikës përgjatë vitit dhe vendin e parë e zë Lady Gaga.

Këngëtarja ka fituar këtë vit rreth 90 milionë dollarë, shumicën e të ardhurave falë turit botëror ‘Monster Ball’.

Lady Gaga ka fituar më shumë se dyfishin e këngëtares së vendit të dytë, amerikanes Taylor Swift.

Vendet e tjera të renditjes plotësohen nga Katy Perry, Beyonce, Rihanna, Pink, Carrie Underwood, Celine Dion, Adele, Alicia Keys dhe Britney Spears.

Top Channel