Dalina Buzi: “Pasditja”, punë gazetarie shumë e mirë

15/12/2011 19:50

Kryeredaktorja e sezonit aktual të “Pasdite në Top Channel”, Dalina Buzi, ishte e ftuar në studion e emisionit për të folur për punën që bëhet kur je në krye të një emisioni të përditshëm.

“Në cdo sezon Pasditja është marrë seriozisht sepse është një punë gazetarie shumë e mirë. Për të bërë një emision të përditshëm duhet një staf i jashtëzakonshëm dhe profesional. Këtu kam një staf të mrekullueshëm, por sërish është pak po ta krahasosh me emisionet perëndimore, por me aq sa mundemi jemi në rrugë të mbarë”, shprehet Buzi.

Më tej, kryeredaktorja tregon vështirësinë që haste në këto emisione, vështirësi që konsiston më shumë në tërheqjen e vëmendjes së publikut: “Emisionet e Pasdites nuk marrin shumë vemendje dhe e mora si sfidë këtë punë. Konkurrenca e telenovelave është e madhe. Njerëzit nuk diskutojnë për ato që ndodhën në emisionet e pasditeve ashtu siç bëjnë me ato të mbrëmjes, por qëllimi është që “Pasditja” të ngacmojë. Duhet të rrezikosh dhe kjo gjë më pëlqen.”

Në fund, Dalina Buzi dha edhe një mesazh për të gjithë teleshikuesit: “Ndiqeni emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ sepse nuk ka histori pa vlera në të. Edhe nëse nuk ka të ftuar VIP mbani mend se diçka mund të merrni edhe nga njerëzit e thjeshtë!”

Top Channel