Ryan Gosling merr leksione baleti

14/12/2011 14:50

Ryan Gosling po merr leksione baleti, por jo sepse i duhen për ndonjë rol të ri në karrierën e tij si aktor.

Kanadezi po e bën këtë gjë për të përmirësuar aftësitë si basketbollist, pasionin e vërtetë të tij.

Sipas instruktorit, Gosling të bën shumë për të qeshur sepse vjen në klasë me pantallona të gjera dhe jo me ato tradicionalet të balerinëve.

“Është e çuditshme sepse ai është nga ata meshkuj që vijnë këtu me rrobat e basketbollit dhe nuk e vret mendjen. Shkon tek trau dhe fillon ushtrimet”, theksoi instruktori për revistën ‘National Enquirer’.

Top Channel