Moore, e indinjuar me fansat e saj

14/12/2011 18:00

Demi Moore sulmoi ashpër fansat e saj, pas pyetjeve të vazhdueshme se përse nuk ka ndryshuar emrin në “Twitter”, ku ajo vazhdon të figurojë si Zonja Kutcher.

49-vjeçarja, e cila është duke përgatitur procedurat e divorcit nga bashkëshorti i saj i shtatë viteve të fundit, Ashton Kutcher, komentoi me ironi se “ndryshimi i emrit nuk në një rrjet social nuk është një përparësi në jetën time”.

Të konsideruar si një prej çitfteve më të qëndrueshëm në Hollivud, dyshja Moore-Kutcher pësoi një goditje në tetor, pasi disa revista publikuan detaje të tradhëtisë së 33-vjeçarit, me një vajzë më të re se vetja.

Në 17 nëntor, pas disa përpjekjesh të dështuara pajtimi, Moore lajmëroi nëpërmjet faqes së saj në “Twitter” se kishte vendosur të divorcohej.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA