Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew
Angelina Jolie duket se nuk ka të ngopur me fëmijë. Në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, aktorja pranon se nuk e përjashton mundësinë e një shtatzanie tjetër edhe pse ka 6 fëmijë nga martesa me aktorin Brad Pitt, 3 prej të cilëve të adoptuar.
“Nuk ka asgjë të planifikuar për momentin, por nuk e di. Një ditë mund të them që pres një fëmijë”, tha 36-vjeçarja.
Protagonisja e ‘Salt’ theksoi se marrëdhënia e saj me Pitt është e shkëlqyer dhe se kjo gjë pasqyrohet edhe tek fëmijët e saj.
“Kur fëmijët na shohin duke u puthur fillojnë e qeshin me të madhe dhe janë të lumtur. Kur na shohin bashkë ndihen më të sigurtë”, shton aktorja, e cila për momentin po promovon filmin e saj të parë si regjizore “The Land of Blood and Honey”.
Top Channel