Cruise: Dua Beckham në një film timin

14/12/2011 14:05

Tom Cruise po promovon filmin e tij të fundit të sagës ‘Mission Impossible’ dhe ka theksuar se dëshiron që në një nga filmat e tij të ardhshëm të interpretojë edhe futbollisti anglez David Beckham.

“Do doja të bëja një film aksion ku të ishte edhe David. Do ishte shumë i përshtatshëm për filma të tillë, por para se t’ia jap këtë mundësi duhet që ai të më mësojë mua si të luaj futboll”, deklaroi aktori amerikan.

Nga ana tjetër, burime pranë ish-mesfushorit të Manchester United dhe Real Madrid, aktualisht tek Los Angeles Galaxy, bëjnë të ditur se Beckham do të ishte i lumtur të punonte me mikun e tij të ngushtë.

“Ka pasur zëra që kanë lidhur David me Hollywood-in, por nëse ai do e ndërmarrë ndonjë ditë një hap të tillë do e bënte vetëm për Tom Cruise sepse e konsideron një legjendë”, tha një burim për ‘Daily Mirror’.

Top Channel