“Out of touch/E pakapshme” në “Imperial”

14/12/2011 20:50

Korrupsioni tipik vendas, por i përcjellë me një gjuhë kinematografike perëndimore vjen në filmin “Out of touch/E pakapshme”, i regjisorit Andi Deliana, që po shfaqet në Kinema “Imperial”.

Një bashkëprodhim shqiptaro-amerikan, i gjinisë “thriller”, përzjerë me nuanca aksioni dhe gangster. I bazuar në ngjarje reale, struktura e filmit përmban disa histori të ndara në pesë kapituj, që janë në funksion të njëri-tjetrit.

Ngjarja në total zhvillohet në 24 orë, ndërkohë që rrëfimi ka rikthime në kohë. Të gjithë personazhet përpiqen të ndreqin situata të disfavorshme, pa patur skrupuj e pa njohur limite.

Këtu, të gjithë personazhet janë negative. Vlerat janë të gjitha të përmbysura, ndërsa njeriu që rrëfen historinë është ai që ka vlerat më negative. Është krejtësisht ndryshe nga të gjitha filmat e tjerë të mëparshëm, kur personazhi pozitiv përcjell vlerat dhe në fund bëhet hero. Kjo nuk ndodh në “Out of Touch”. Të gjithë janë anti-heronj dhe kush është më i keqi, në fund del triumfator”.

Ne role kryesore, Gent Zenelaj, Andi Deliana, Esmeralda Stefa, Elidon Alikaj, Andi Perlala. Nje film dinamik, jo vetem ne ngjarje, por edhe ne estetike.

“Jam krenar të them që kemi përdorur për herë të parë efekte të panumërta në imazh dhe akoma edhe më shumë në zë”, shtoi regjizori. Kur korrupsioni mbulon gjithcka, zanafilla behet e pakapshme, Out of touch!

Top Channel