Tara Reid, me të dashur edhe pse e martuar

13/12/2011 19:05

Tara Reid u ngjit në altar katër muaj më parë, por edhe këtë herë, ashtu si më parë, për një arsye ose tjetër aktores i “rastisë” të ndërrojë partner.

Aktorja e “American Pie” u pa në dalje të një restoranti italian në Hollivud përdore me një djalë të gjatë, identiteti i të cilit nuk dihet. Një detaj i vogël që ka harruar, fakti që është e martuar.

Megjithatë, marrëdhënia e Tarës është më e ndërlikuar nga sa mund të kuptohet dhe ajo pretendon se nuk është duke kryer tradhëti bashkëshortore.

Ajo u ngjit në altar me financierin bullgar Zack Kehayov në ishullin grek të Santorinit në 13 gusht. Megjithatë, 35-vjeçarja, në një revistë informoi dy muaj më parë se martesa e saj nuk kishte patur vlerë ligjore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel