Sheen poston gabimisht numrin në Twitter

13/12/2011 17:10

Numri i telefonit celular u jepet miqve dhe familjarëve dhe duhet të mbetet sekret, aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe hollivudianë, që kanë jo pak admirues në mbarë botën.

Por Charlie Sheen e ka publikuar gabimisht në një postim të tijin në Twitter, duke u bërë një dhuratë jo pak të cmuar mbi 5 milion adhuruesve të tij në rrjetin social. Sipas mediave amerikane, aktori hollivudian, ka postuar gabimisht për të gjithë numrin e tij gjatë dërgimit të një mesazh këngëtarit idhull të adoleshentëve, Justin Bieber.

Fill pas postimit, fansat kanë nisur të telefonojnë Sheen. Mediat amerikane shkruajnë se aktori ka vënë re se cfarë kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte për darkë në një nga restorantet e Las Vegasit. Fillimisht, thonë mediat amerikane, Sheen i ka pritur me humor telefonatat duke iu përgjigjur me batuta të tipit: “Alo! Ray’s Pizza. Cfarë do porosisni?” dhe “Bravo! Ju jeni fitues”.

Megjithatë, dhurata e bërë gabimisht nga Sheen për adhuruesit e tij, nuk zgjati shumë. Vetëm pak orë më vonë, numri 310-954-7277 u mbyll dhe për të gjithë ata që e provuan me vonesë, shfaqej sekretaria e cila i njoftonte se numri nuk ishte më aktiv.

Top Channel