Lohan, pas “Playboy” në Hauai

13/12/2011 17:30

Pas disa ditësh të lodhshme pune për “Playboy”, aktorja Lindsay Lohan duket se po shijon në maksimumin kohën që po kalon në plazhet e Hauait.

25-vjeçarja u fotografua të hënën duke luajtur e gëzuar në bregdet dhe duke u zhytur në Oqeanin Paqësor, ku ka udhëtuar së bashku me motrën e saj dhe disa miq.

Pasi është vendosur vazhdimisht në qendër të vëmendjes së shtypit për shkak të problemeve të saj me drejtësinë, Lohan u shndërrua në emrin më të kërkuar në internet, pasi disa fotografi të saj për revistën erotike u publikuan nga një “hacker” përpara kohe.

Si rrjedhojë, pronari i “Playboy”, Hugh Hefner, lajmëroi nëpërmjet rrjetit shoqëror “Twitter” se do të nxjerrë numrin e janarit më herët, që në javën e ardhshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel