Kurti: Shqiptarëve u mungon organizimi

13/12/2011 00:00

Deputeti i lëvizjes politike ‘Vetëvendosja’ Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një leksioni në auditoret e një universiteti privat se shumica e shqiptarëve që jetojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen e tyre sociale-ekonomike dhe politike ndonëse janë të pakënaqur me realitetin ku jetojnë.

Sipas Kurtit, kjo pafuqishmëri e tyre po shfrytëzohet nga ata që i drejtojnë.

Duke vazhduar më tej me leksionin mbi organizimin, deputeti kosovar, drejtues i lëvizjes më aktive në Kosovë u ka shpjeguar të rinjve filozofinë e punës së lëvizjes së “Vetëvendosje”.

Më pas drejtuesi i “Vetëvendosjes” u është përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi situatën politike në Kosovë, opinionin e tij rreth saj etj.

Top Channel