Gjirokastër, Qarku nuk funksionon

13/12/2011 00:00

Megjithëse 3 muaj pas mbledhjes së konstituimit Qarku i Gjirokastrës ende nuk po funksionon dot si një institucion normal.

Punonjësit thonë se prej 3 muajsh nuk po marrin pagat , kjo prej mosnjohjes prej Prefektit të Qarkut. Në një deklaratë për shtyp prej nënkryetarit Panajot Lula thote se gjykata ka vendosur për vijimësinë normale të punës prandaj i bëhët thirrje Institucionit të prefektit të zhbllokojë situatën.

Duam t’i kujtojme prefektes tha nënkryetari Lula se nuk përfaqëson vetëm një forcë politike, por edhe një institucion që duhet të marrë përgjegjësi publike.

Situata është e pakuptimtë dhe institucionet nuk mund te funksionojnë me urdhëra politikë. Vetëm një urdhër gojor i prefektes sipas Lulës ka dalë mbi vendimin e gjykatës dhe po paralizon shërbimet ndaj qytetarëve.

Top Channel