Festa e Cruise për 50 vjetorin

13/12/2011 15:35

Shumë persona mundohen ta fshehin moshën e tyre, ndërsa disa të tjerë e festojnë me dëshirë të madhe.

Ka edhe si Tom Cruise i cili do të mbushë në vitin 2012 gjysmë shekulli jetë dhe ka ndërmend që të bëjë një festë shumë të madhe.

“Do të bëj një festë në shumë vende rreth e rrotull botës kur të bëhem 50 vjeç më 3 korrik. Do të shkoj në shumë shtete dhe do të festoj në secilin prej tyre”, theksoi aktori në emisionin televiziv amerikan ‘Extra’.

Përveçse do e festojë në publik, protagonisti i ‘Misiion Impossible’ do e festojë ashtu si gjithë personat e tjerë me familjen.

“Nuk jam një kuzhinier i zoti, por mund të gatuaj shumë mirë mëngjesin dhe pikërisht këtë gjë do të bëj. Nuk do e festojmë me një darkë të madhe, por me mëngjes dhe pastaj do kalojmë kohën duke luajtur”, shton Cruise, i cili është i martuar me aktoren Katie Holmes, me të cilën ka një vajzë 5-vjeçare, Surin.

Top Channel