S’ka kopshtar për “Buckingham Palace”

12/12/2011 00:00

Megjithëse autoritetet britanike kanë dhënë alarmin për rritjen e përqindjes së personave të klasifikuar si të papunë, “Buckingham Palace” nuk po gjen dot një kopshtar.

Autoritetet mbretërore kërkojnë të punësojnë një kopshtar që duhet të kujdeset dhe mirëmbajë  16 hektarë lule e pemë të tjera dekorative që ndodhen rreth e rrotull Pallatit Mbretëror.

Ky është njoftimi i dytë i nxjerrë nga “Buckingham Palace” brenda pak javëve. Në njoftimin e parë ofrohej një pagë prej 17.600 euro në vit për punonjësin. Por kësaj kërkese nuk iu përgjigj asnjë person, e për këtë Pallati vendosi nxjerrjen e një tjetër njoftimi, tashmë me një pagë vjetore disi më të lartë, pak më shumë se 20 mijë euro në vit.

Top Channel