Në “luftë” me drogën që në moshën 13-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur të ‘Samarës’ Asnjëherë më parë nuk ishte parë një parashikim i motit si në kanalin amerikan të lajmeve “WJBF”, pjesë e rrjetit gjigant “ABC”.
Ndërsa vajza e parashikimit të motit u shfaq në televizion për të bërë parashikimin e zakonshëm, i dashuri i saj doli përpara kamerave, u ul në gjunjë dhe i kërkoi të martoheshin në mënyrë tërësisht të papritur.
E shtangur, prezantuesja Jenna Lee Thomas mundi të thonte vetëm “të dua” dhe u puth përpara miliona shikuesve, duke pranuar kështu të bënte hapin madhor në jetë.
Ndërkohë, në faqen e internetit të kanalit televiziv, shikuesit të zbavitur komentonin: “Moti për nesër? Pa re aq sa të sheh syri”, ndërsa të tjerë vlerësonin guximin e partnerit, që rrezikoi duke bërë propozimin live, pasi në rast se do të ishte refuzuar, do të ishte bërë një “turp kombëtar”.
Top Channel