Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew Lulet e luftës, një drame e mbështetur mbi fakte reale është filmi me të
cilin përfaqësohet Kina në garën për cmimin Oscar kategoria filmi i
huaj dhe njekohesisht prodhimi me i kushtueshem i ketij lloji qe vendi
ka nxjerre ndonjehere, me nje buxhet prej gati 100 milione dollaresh.
Por historia që portretizon masakren e kinezeve ne 1937-ten nga ushtria perandorake japoneze ne Nanjing, eshte kritikuar nga disa si e pershkuar fund e krye prej tonesh te thella nacionaliste e anti-japoneze. Aktori i njohur amerikan Christian Bale, fitues i nje cmimi te akademise vitin qe shkoi per interpretimin e shkelqyer ne “The Fighter” kembengul se lulet e luftes, ku ai ka rolin e personazhit kryesor nuk eshte aspak propaganda kineze.
“Eshte nje film mbi qeniet njerezore, natyren e tyre dhe menyren sesi reagojne ndaj krizave. dhe tregon sesi ne momente te caktuara njerezit mund te mberrijne deri ne veprimet me kafsherore. e megjithate edhe te ngrihen ne qendrimet me te nderuara qe dikush ka pare ndonjehere”, tha Bale.
Ne kete epike, temat patriotike jane vertet mjaft e fuqishme. por pavaresisht ngjyrimeve, filmi ka edhe te verteta. Masakra e Nanjing-ut, e njohur ndryshe edhe si perdhunimi i Nanjingut, eshte nje prej episodeve me famekeqe te pushtimit te Kines nga Japonia. Rreth 140.000 kinezeve u masakruan atehere sipas te dhenave te vezhguesve nderkombetare, ndonese historianet vendas insistojne se bilanci i vdekjeve eshte shume me i larte se kaq. Per pjesen me te madhe te kineze, apologjia e ofruar nga Tokio nuk qe kurre e mjaftueshme. Ngjarjet e asaj kohe kane vazhdojne t`i erresojne edhe sot marredheniet mes dy vendeve.
Top Channel