Jennifer Aniston, femra më seksi e të gjitha kohërave

11/12/2011 15:55

Nuk ka dyshim se Jennifer Aniston është një femër e bukur me një trup të mrekullueshëm, por është pak befasues fakti që është përzgjedhur si femra më seksi e të gjitha kohërave.

Lexuesit e ‘Men’s Health’ kanë votuar protagonisten e serialit ‘Friends’ edhe pse roli i saj më i nxehtë në kinema ka qenë ajo e një dentisteje me fjalor të pistë në filmin e këtij viti ‘Horrible Bosses’.

Kur u pyet nga revista se kush ishte për të femra më seksi në histori, Jennifer Aniston tha: “Brigitte Bardot ose Gloria Steinem.”

Pesëshen e parë të femrave më seksi, sipas sondazhit të revistës ‘Men’s Health’, e plotësojnë Rachel Weisz, Marilyn Monroe, Britney Spears dhe Madonna.

Top Channel