“Shtëpia e Bernarda Albës”

11/12/2011 21:32

”Shtëpia e Bernarda Alëes”, vepër e shkrimtarit të njohur spanjoll Federiko Garsia Lorka, vjen për publikun kryeqytetas, me regji të Kico Londos.

Premiera u dha në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol. Kjo vepër është vënë për herë të parë në skenën shqiptare, përpara më shumë se një gjysëm shekulli.
 
Ngjarja, zhvillohet në një fshat në Andaluzi të Spanjës, pas vdekjes së bashkëshortit të dytë të Bernarda Albës, e luajtur me mjeshtëri këtë radhë nga Luiza Xhuvani.

Në role të tjera janë disa prej aktoreve më të njohura të skenës shqiptare. Ndërmjet tyre, në një rol episodik, por jo më pak të rëndësishëm, aktorja e njohur Roza Anagnosti, luan nënën e moshuar të zonjës së shtëpisë.

Skena dominohet nga figurat femërore, me atë më të fuqishmen, vetë Bernardën. Nje grua rreth të 60-ave e cila ka kontroll të plotë mbi 5 vajzat e saj, si dhe nënën të cilën e mban të mbyllur në dhomë, e përpiqet të drejtojë cdo aspekt të jetës së tyre.

Kjo veper, e cila qe e fundit, shkruar nga Lorka përpara se të vritej gjatë luftës civile të Spanjës,  nxjerr në pah pasionin njerëzor dhe inspekton efektet e burrave mbi gratë.

Shfaqja do teëluhet në Teatrin e Metropolit, deri në datën 11 Dhjetor.

Top Channel