Kate Moss zhvishet sërish
10/12/2011 14:05
Vetëm disa ditë pasi u zhvesh për kalendarin Pirelli, supermodelja Kate Moss është shfaqur sërish topless, kësaj radhe për të promovuar bizhuteritë e koleksionit të saj.
Londonezja ka dizenjuar një linjë argjendarie për kompaninë franceze ‘Fred’, 22 bizhuteri që janë të frymëzuara nga tatuazhet e saj.
Linja është lançuar në fillim të tetorit, por kjo është hera e parë që fotot e Kate shfaqen për publikun.
Bizhuteritë janë të disponueshme në dyqanet ‘Fred’ në Francë dhe Japoni.
Top Channel