Si qetësohet Gwen Stefani

09/12/2011 17:15

Gwen Stefani ka një axhendë shumë të ngjeshur sepse vazhdon karrierën muzikore dhe në të njëjtën kohë duhet të merret me linjën e saj të rrobave dhe të përmbushë detyrimet që ka si nënë dhe bashkëshorte.

Për të ruajtur qetësinë, këngëtarja praktikon meditimin. Gjithsesi është e vështirë të përqendrohesh kur ke fëmijë nëpër këmbë dhe ja si e ka zgjidhur këngëtarja këtë problem.

“E kam të vështirë të përqendrohem kur Kingston (5 vjeç) dhe Zuma (3 vjeç) janë vërdallë, kështu që mbyllem në dollap dhe asnjë nuk më shqetëson më”, shprehet Stefani për ‘Contactmusic’.

42-vjeçarja shtoi: “Nuk mendoja se do të vazhdoja karrierën muzikore pas moshës 40 vjeç, por kjo gjë më ndihmon. Kur bëj punë kreative ndihem mirë. Punoj në studio dhe kur hedh sytë nga dritarja shoh fëmijët që luajnë. Kam një punë shumë të bukur.”

Top Channel