Premierë e “In The Land of Blood and Honey”

09/12/2011 00:00

Çifti i famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë shkelur tapetin e kuq. Bëhet fjalë për premierën e një filmi i cili është përfolur jo pak. Radhën e pati premiera e tij në Los Angeles.

Kësisoj, Angelina Jolie bëri edhe debutimin e saj me këtë film i cili mund të cilësohet një sprovë për nga tema që trajton, atë të luftës së Bosnjes gjatë viteve 1992-1995,  “Bosnian War”.

I pagëzuar “In the Land of Blood and Honey” apo “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, këtë herë regjisorja Angelina Jolie ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, dhe i ati  Jon Voight, në një mbrëmje premiere tepër speciale për të.

Artistja 36-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve në këtë premierë ka zgjedhur të flasë për punën e saj humanitare duke e cilësuar si një moment tepër të rëndësishëm në jetën e saj.

“Nëse hap sytë dhe gjendesh në vendin e duhur, aty ku mund të kalosh kohë me njerëzit, ku mund t’i ndihmosh ata, kupton se ke bërë diçka që t’ja vlejë dhe që i ka shërbyer sado pak njerëzve. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që do doja të bëja në jetë”, ka rrëfyer aktorja në premierën e filmit.

Këtë e ka theksuar edhe bashkëshorti i saj, aktori Pitt i cili tregoi se për Jolie, t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë është shndërruar në prioritet.

Në filmin e artistes hollivudiane rrëfehet një histori dashurie në kohë lufte e cila përcjell domosdoshmërisht konfliktin e luftës etnike së Bosnjes në të dy anët e saj.

“In the Land of Blood and Honey” do të nisë të shfaqet në kinematë e Amerikës së Veriut prej 23 dhjetorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta