Paris Jackson nis rrugën e babait

09/12/2011 14:50

Paris Jackson, e bija e Mbretit të muzikës Pop, duket e vendosur që të ndjekë hapat e babait të saj në botën e “show-bizz”.

Burime pranë familjes bënë të ditur të premten se 13-vjeçarja ka pranuar një kontratë për rolin e saj të parë në një film.

Sipas “The Sun”, vajza e vetme e këngëtarit legjendar do të luajë rolin e heroinës, në një film fantastiko-shkencor për të rinj, “Lundon’s Bridge and the three keys”.

Fillimisht, familja kishte vendosur që ajo të priste deri në moshën 18-vjeçare, përpara se të përfshihej në projekte të kësaj natyre, por duket se Paris u tregua shumë këmbëngulëse.

81-vjeçarja Kath, gjyshja që po kujdeset për të, nuk mundi t’i thonte jo kur mësoi se dashuria për babain ishte në qendër të veprimeve të personazhit që Paris do të interpretonte në film.

Top Channel