Kastro Zizo, baba për herë të dytë

09/12/2011 18:55

Ai mbase nuk është babai tipik që ushqen fëmijën apo të shihet rrugëve duke shtyrë karrocën, por Kastro Zizo e provon sërish.

Pas djalit të parë të sjellë në jetë nga martesa e shkuar jo mirë, ai është në pritje të fëmijës së dytë. Partnerja e tij aktuale përflitet të jetë një vajzë nga Kosova me emrin Erleta.

Kastro nuk ka duruar dot dhe e ka dhënë vetë lajmin e lumtur për miqtë e tij. Prej kohësh flitet për lidhjen mes tij dhe Erletës, por gjithmonë Kastro ka bërë lojëra fjalësh rreth temës.

Fëmijën e parë Kastro e quajti Dankan dhe për të dytin me siguri do të nxjerrë diçka simpatike nga repertori. Lidhja e tij në Kosovë nuk është surprizë pasi u bënë vite që Kastro e ndan jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Top Channel