Giulia bashkon zonjat Sarkozy

09/12/2011 17:20

Cecilia dhe Carla, dy zonjat Sarkozy, sigurisht në periudha të ndryshme kohore, kanë “thyer akullin” e marrëdhënies së tyre të vështirë dhe vendosën të takohen.

Shkak për këtë takim, sipas mediave franceze është bërë vogëlushja Giulia, vajza e ciftit presidencial francez, e ardhur në jetë pak javë më parë.

Cecilia, shkruajnë mediat franceze ka dashur të shohë vajzën e ish-bashkëshortit të saj të lindur nga martesa e tij e dytë me Carla-n. Ajo madje ka blerë edhe dhurata për Giulia-n e vogël.

Giulia është vajza e vetem e presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili ka dy djem nga martesa e tij e parë dhe një tjetër nga martesa me Cecilia-n.

Top Channel