Ëndrra ishin, por ndodhi që u realizuan. Bjordi Mezini, i cili me balluken legjendare trazoi të madh e të vogël, do të jetë pjesë e një filmi italian.

Filmi thriller aktualisht po xhirohet në Itali dhe përveç Bjordit “kombëtarja” shqiptare e VIP-ave ka dërguar edhe Ciljetën. Fotot e kësaj të fundit shtatzënë kanë bërë xhiron e shtypit të shkruar, por roli i Bjordit mesa duket është më i rëndësishmi.

Djaloshi simpatik do të luajë rolin e një djali autik. Sigurisht që standarti për këtë lloj roli është ngritur shumë nga Dustin Hoffman, por kësaj radhe duhet thënë “rëndësi ka pjesëmarrja”.

I gjithë filmi fokusohet mbi 7 persona të bllokuar në ashensor dhe është pak por e sigurtë se sa ngushtë do të jetë aty nëse bllokohet edhe Ciljeta.

Top Channel