Shakira fanse e “Metallica”

07/12/2011 17:35

Këngëtarët ndërmjet tyre perceptohen si konkurrentë, por ka edhe nga ata që hapur thonë se janë fansa të një grupi apo një këngëtari.

Kështu ka bërë edhe këngëtarja Shakira e cila aktualisht gjendet në turneun e saj botëror. Ajo ka deklaruar se është një fanse shumë e madhe e bandës legjendare të rrokut Metallica.

Pikërisht për këtë arsye ajo ka zgjedhur që një këngë emblematike të bandës, “Nothing Else Matters” ta ketë si pjesë të repertorit të koncerteve të saj të fundit.

“Jam një fansa e madhe e grupeve si Led Zeppelin apo Nirvana. Por më shumë jam një fanse e “Metallica”-s dhe në moshën 15 apo 16 vjeçare më dukej sikur jetoja me muzikën e tyre”, ka theksuar Shakira.

Këngëtarja ka vijuar më tej duke theksuar: “Pikërisht për këtë arsye kam menduar që për vete por edhe për fansat e mij të bëj diçka befasuese, të bëj pjesë të repertorit tim në këtë turne një këngë të madhe, “Nothing else matters”, ka përfunduar këngëtarja kolumbiane Shakira këtë rrëfim të sajin si pjesë e promovimit të turneut të saj botëror.

Top Channel