Premiera e “Sherlock Holmes: A game of Shadows”

07/12/2011 17:00

Robert Downey Jr. ka parakaluar në tapetin e kuq së bashku me bashkëshorten e tij, Susan që është njëherazi producente e filmit “Sherlock Holmes: A Game of Shadows” në Los Angeles.

Një premierë e cila vjen në moment tepër të veçantë për çiftin i cili është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Nga tapeti i kuq i kësaj premiere, aktori Robert Downey, Jr. ka pohuar: “Na pëlqen shumë të punojmë bashkë. Kemi mësuar t’i duam shumë këto episode të filmave dhe jemi bërë një familje e madhe me ekipin realizues të filmit. Kemi kaluar kohë shumë të bukur”.

Protagonisti kryesor dhe regjisori i filmit, Guy Ritchie, janë të dy fansa të arteve marciale ndaj edhe filmi është punuar me shumë pasion.

Në film interpretojnë gjithashtu edhe Rachel McAdams, Jude Law dhe aktorja suedeze Noomi Rapace e cila ka interpretuar në filmin e famshëm “The Girl With the Dragon Tattoo”.

Filmi “Sherlock Holmes: A Game of Shadows” do të nisë projeksionin në kinemate e Amerikës prej 16 dhjetorit.

Top Channel