Mortensen: Psikologu ndihmon shumë

07/12/2011 14:45

Vigo Mortensen është frymëzuar shumë nga interpretimi i psikoanalistit Sigmund Freud në filmin e tij të fundit ‘A Dangerous Method’.

Aktori mendon se të tregosh problemet dhe të fshehtat tek një person neutral është diçka shumë e mirë dhe e kupton plotësisht eksperiencën e një terapie.

“Kam shkuar tek një psikoanalist rreth 20 vjet më parë dhe të flasësh me dikë që nuk do të të gjykojë dhe që nuk ka asgjë personale ndaj teje jep rezultate të mira”, shprehet aktori amerikan me origjinë daneze.

Gjithashtu, Mortensen tregon se filmi ‘A Dangerous Method’ i ka mësuar edhe të pijë puro.

“Unë përpiqesha të mos e fusja brenda tymin, por dukej shumë keq. Më pas mësova se si të mbaja purot dhe falë tyre më duhet të pranoj që kam bërë edhe shumë miq të rinj”, shton 53-vjeçari.

Top Channel