Lady Gaga, fushatë “anti-bullying”

07/12/2011 10:40

Lady Gaga do të mblidhet të martën e ardhshme me disa anëtarë të administratës Obama në Shtëpinë e Bardhë për të debatuar mbi punën që ajo ka ndërmarrë për të parandaluar ngacmimet në shkolla, ose “bullying” siç njihet në SHBA.

Edhe pse këngëtarja do të udhëtojë në Uashington nuk do të ketë mundësinë të takohet me Barack Obama sepse presidenti gjendet në Kansas për të mbajtur një fjalim mbi ekonominë amerikane.

Sipas ‘Huffington Post’, Shtëpia e Bardhë llogarit se 13 milionë nxënës vuajnë ngacmimet e shokëve gjatë arsimimit të tyre. Ky numër është sa 1/3 e numrit të përgjithshëm të studentëve në Amerikë.

Shtrohet pyetja: me kaq shumë banorë dhe njerëz me shkollë që paska SHBA, nuk u gjet një person pak më i përshtatshëm për të debatuar këtë çështje kaq delikate?

Top Channel