Si të keni një trup si Monica Belluci në moshën 62-vjeçare? Aktorja italiane zbulon dietën dhe sekretet e saj: Ha mirë, qesh shumë…
Victoria Beckham tregoi anën më emocionale të karakterit të saj, ndërsa u nderua me çmimin e “Stilistes më të mirë Britanike të Vitit”, një javë më parë.
Në një intervistë të lidhur me këtë sukses, 37-vjeçarja i dedikoi pothuajse gjithçka që ka arritur rolit që David ka patur në jetën e saj, duke e konsideruar atë si “një idhull”.
”David është idhulli im. Është ai që më inkurajon dhe më jep besimin për të arritur objektiva të rinj çdo ditë, ndërsa janë fëmijët ata që më frymëzojnë. Është një kombinim perfekt. I dua të gjithë shumë. Familja është gjithçka për mua”, u rrëfye Victoria në revistën “Hello”.
David dhe Victoria, të martuar prej 12 vitesh, janë një prej çifteve më mediatikë të historisë. Së bashku ata kanë tre djem, Brooklyn (12 vjeç), Romeo (9), Cruz (6) dhe një vajzë, Harperin disa-muajshe.
Top Channel