Moore, në lot në funeralin e mikes

06/12/2011 17:20

Demi Moore është duke përjetuar një moment të vështirë në jetën e saj, ndërsa është duke përgatitur procedurat e divorcit nga bashkëshorti Ashton Kutcher.

Megjithatë, ndërsa ndarja traumatike nuk e katandisi në lot, 49-vjeçarja u duk e papërmbajtur dhe e shkatarruar në funeralin e mikes së saj të vjetër, Pattsy Rugg.

Jashtëzakonisht e trishtuar, aktorja gjeti pak konfort duke u mbështetur në krahun e një prej familjarëve të së ndjerës, ndërsa u duk edhe më e dobët se më përpara, një shenjë shqetësuese kjo mbi shëndetin e saj.

49-vjeçarja dhe Rugg u shndërrua në mike të ngushta, që prej rehabilitimit të Moore në një klinikë për varësinë ndaj alkoolit, vite më parë.

Rugg ishte personi që u përkujdes për aktoren në klinikë. Ajo ndërroi jetë si pasojë e ndërlikimeve të krijuara nga një pneumoni e rëndë në moshën 70-vjeçare.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel