Ligje dhe VKM “klandestine”

06/12/2011 20:05

Qeveria nuk bën transparencë të vendimeve që merr ndonëse një gjë e tillë është e përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila sanksionon se ligjet, aktet normative të Këshillit të Minstrave, të ministrave dhe institucioneve shtetërore marrin fuqi juridike pasi botohen në fletoren zyrtare.

Por për vitin 2010 nga 1081 vendime të miratuara nga Këshilli i Minstrave, 112 prej tyre nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare edhe kanë hyrë në fuqi dhe zbatohen.

E njëjta gjë ndodh me udhëzimet e ministrave ku vendin e parë e mban Ministria e Arsimit ku nga 34 udhëzime të dala nga ministri, 14 prej tyre i di vetëm ai, pasi nuk janë të publikuara në Fletoren Zyrtare.

“Cdo fshehje e tyre ndaj publikut, pa arsye ligjore dobëson shtetin, ul besueshmërinë dhe seriozitetin e tij, e për më tepër mosbotimi i akteve në Fletoren Zyrtare con vetë institucionet në shkelje të ligjit duke cënuar transparencën e duke i hapur rrugë abuzimit me pushtetin. Ministria e Arsimit ka botuar në Fletoren Zyrtare 24 udhëzime që do të thotë se 14 udhëzime të MASH nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare, ose ndryshe 347 përqind e udhëzimeve totale të ministrisë të nxjerrë gjatë vitit 2010”, deklaroi drejtori i Qendrës për Cështjet e Informimit Publik, Gert Shella.

Qendra për Cështje të Informimit Publik  ka monitoruar të gjitha vendimet dhe udhëzimet e ndërmarra nga Këshilli i Ministrave dhe ministritë dhe konstaton në rënie të transparencës ndaj publikut, cka sipas tyre rrit mundësinë e abuzimeve.

Top Channel